FOTO/ 10 makinat e blinduara më të çuditshme në Luftën e Dytë Botërore

Le të ju njohim me 10 nga makinat më të blinduara të përdorura në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1-Rinho

Makina e blinduar Rinho e njohur thjeshtë si Rinho u përdor në fillim të Luftës së Dytë Botërore nga Australia. Trashësia e mureve të mjetit shkonte 11 milimetra ndërsa kishte edhe kapakë deri në 30 milimetra të trashë. Ajo kishte një armë 40 mm , si dhe një mitraloz Vikers 7,7 mm. Kjo makinë nuk u hodh në qarkullim për shkak të peshës së saj të rëndë.

2-Dhelpra e blinduar

Kjo makinë katër vendëshe  u prodhua në Kanada gjatë luftës nga General Motors, në Kanada.

Ndryshe nga Rinho kjo makinë u hodh në përdorim dhe kishte rreth 1506 makina të tilla. Makina të tilla u përdorën edhe nga Indonezia dhe Hollanda.

3-Dashuria

Kjo makinë e cila u quaj”Dashuria” u prodhua në Britani rreth viteve 1940-1943. Kompania Humber kishte modeluar makinën e cila brenda saj kishte plot 19 radio. Vetëm 3 modele të tilla u prodhuan.

4-Otteri

Otteri ishte një makinë e prodhuar në kanada por që u përdor në Britani. Makina kishte disa armë si dhe një pushkë  antitank. Kjo makinë ishte disi më e fuqishme sesa ajo e prodhuar nga kompania Humber.

5-Bobik

Ishte një makinë e përdorur nga sovjetikët nga 1942 deri në 1960. Kjo makinë e blinduar u përdor pasivisht me mbi 9000 modele të tilla.

6-Bavereta

Modeli i parë i saj u shpik nga Britanikët në 1940, megjithëse prodhimi i tyre filloi në 1942 me 2800 modele të tilla. Fillimisht u përdor nga ushtria për trajnime, por më vonë u tha se ishte shumë e rëndë dhe jo praktike.

7-Makina Skout S1

Skout S1 u prodhua në Australi por me qëllim përdorimi të Ushtrisë Amerikane. Makina u prodhua nga kompania Ford dhe përdorej për të patrulluar zonat ajrore. Ajo mund të mbante deri në 5 persona si dhe kishte një armatim të rëndë.

8-Kamion i blinduar C15TA

Ky kamion u krijua nga kanadezët për të mbajtur ngarkesë nga kompania General Motors.

Shërbeu edhe si ambulancë gjatë luftës. Disa nga këto makina u përdorën deri në vitin 1960.

9-Csaba

Kjo makinë mori emrin e djalit të Attilës, Mbretit të Hunëve, u përdor nga ushtria Hungareze. 101 modele të tilla u prodhuan me kërkesë të ushtrisë Hungareze.ku vetëm 20 të tilla u përdorën në luftën aktuale, ndërsa të tjerat u përdorën si makina zbuluese.

10-Makina T27

Kjo makinë u prodhua për ushtrinë amerikane në 1944. Vetëm dy modele të tilla u prodhuan pasi prodhimi u ndal si pasojë e konkurrencës në favor të Chevreolet.

Ervis Dogjani/SYRI.net