VIDEO/ Shihni magjinë e James Rodriguez, ylli i bavarezëve shënon golin e vitit

James Rodriguez ka shënuar gol spektakolar në fitoren 3-1 të Bayern Munich kundër Bayer Leverkusen, për ta nisur mbarë 2018-ën.

Ish-ylli i Real Madridit shënoi golin e tretë në minutat shtesë, ndërsa realizuan edhe Javier Martinez në minutën e 32-të e Franck Ribery në minutën e 59-të. Kurse golin e vetëm për Leverkusenin e shënoi Kevin Volland në minutën e 71-të.