Tjetër gol në Bayer Leverkusen-Bayern Munchen, ndeshja bëhet emocionuese

Bayern Munchen po luan në këto momente në transfertë me Bayer Leverkusen, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 33-të Havi Martinez kalon bavarezët në avantazh, duke shënuar pas një goditje këndi.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Bayernit, ndërsa në minutën e 59-të Ribery dyfishon shifrat.

?Mirëpo nuk mbyllet këtu. Bayer Leverkusen e ka ngushtuar në 2-1 epërsinë kundër Bayern Munich. Golin për vendasit dhe për ta bërë edhe më të zjarrtë këtë ndeshje e realizoi Kevin Volland në minutën e 71-të.