Shpenzimet e merkatos 2017-2018, e pabesueshme kush ka kursyer më shumë
Reali i Madridit ka qenë klubi që gjithmonë dominonte merkaton europiane. Ndoshta ata nuk janë skuadra që bëjnë shumë blerje njëkohësisht, por normalisht që në 10-15 vitet e fundit ata nuk mungonin që çdo verë të bënin nga një goditje madhështore, nga ato me shumë zero.
Por, me të mbërritur Zinedin Zidane në stolin e “galaktikëve”, kërkesat e francezit kanë qenë fare të pakta, sepse ai është një nga ata trajnerë që di të vlerësojë të rinjtë, por ndoshta sivjet pati më shumë besim seç duhet te grupi aktual.
Skuadra ka çaluar në kampionat dhe ka dalë nga lufta për titull që në fazën e parë, ndërsa në Champions u kualifikua si e dytë, prapa Totenhemit.
Ndoshta kjo ka qenë një strategji e gabuar, sepse ekipet e tjera, duke nisur nga Barcelona apo edhe City e PSG, që janë pretendente për Ligën e Kampioneve, kanë shpenzuar shumë dhe blerje të mëdha, ndërsa shifrat tregojnë se Reali është skuadra e fundit për nga shpenzimet e kryera në merkato për sezonin 2017-2018, me vetëm 42.5 milionë euro.
Natyrisht që “dritarja” e dimrit të transferimeve nuk është mbyllur ende, por për momentin nuk ka as zëra dhe mesa duket, as shumë dëshirë për të afruar ndonjë lojtar në Madrid.
Ekipet që kanë shpenzuar më shumë në 2017-2018
Barcelona 312.5 mln €
Man.City 249.3 mln €
PSG 238 mln €
Chelsea 216.8 mln €
Milan 194.5 mln €
Liverpool 167.8 mln €
Man.United 164.4 mln €
Juventus 151.4 mln €
Bayern Munchen 116.5 mln €
Atl.Madrid 102 mln €
Inter 80.5 mln €
Arsenal 55.1 mln €
Real Madrid 42.5 mln €