Aksident në Tiranë, makina përplas kalimtaren

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite te “rruga e Elbasanit në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, një makinë ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.

Ajo është dërguar në spital. Burime spitalore thanë se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.