FOTO/ Bjondet pushtojnë ekranet shqiptare

Në sondazhin e publikuar nga Opinion.al, për prezantueset e preferuara të ekraneve shqiptare, u vu re një detaj shumë i veçantë.

Në listën e moderatorëve, vihej re një dominancë e biondeve të cilat mesa duket kanë pushtuar ekranin.

Vetëm një pjesë e vogël e këtyre femrave të ekranit kanë zgjedhur ngjyrat e errëta për flokët, ndërsa pjesa tjetër kanë të gjitha shkëlqimin e biondes, që për hir të së vërtetës i bën të bien edhe më shumë në sy.

Mos vallë ekrani shqiptar ose më saktë audienca pëlqen më tepër biondet, apo është thjeshtë një rastësi?

Epo edhe në studimet e fundit biondet thuhet të ishin më të pëlqyera se brunet, kjo për shkak se e kanë më të lehtë të bien në sy.