Pas deklaratës së Donald Lu/Deputeti i PD: E kush ka besim që Rama do hetojë Tahirin...

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas deklaratës së bërë nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në lidhje me ardhjen e ekspertëve të FBI-së për hetimin e dosjes Tahiri.

“Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë?

Ai e ka të qartë që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij”, shkruan Shehaj.