Ylli i Lazios refuzon superklubet europiane, shokohen Inter, Juve e Manchester United

Stefan de Vrij mund të refuzojë Interin, Juventusin dhe Manchester Unitedin duke nënshkruar kontratë të re me Lazion në fillimin e javës që vjen.

Kontrata e tij aktuale me Lazion skadon në qershor dhe atëherë qendërmbrojtësi holandez do të ishte i lirë të largohej nga klubi në fund të sezonit.

Kjo dukej shumë e mundur, pasi Lazio nuk i dëgjonte ofertat e janarit, duke e bindur atë të qëndrojë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, De Vrij mund të nënshkruajë kontratë të re kur të kthehet nga pushimi këtë të hënë.

Atij do t’i rritet edhe paga vjetore në 2.5 milionë euro, plus bonuset. Dhe mbi të gjitha, klauzola e tij do të ulet nga 25 në 20 milionë euro.