FOTO/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën gruaja shqiptare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e  sotëm në Itali.

Ajo është goditur dhunshëm nga një makinë. Gruaja shqiptare, 50 vjeçe është përplasur mëngjesin e sotëm në San Lazzaro, komuna e Bolonjës.

Aksidenti ndodhi në orën 6:45, në një segment të rrugës midis Bolonjës, Rastignanos në San Lazzaros, fshati ku banonte viktima. Në timonin e makinës ishte një grua nga Bolonja, e cila ndaloi menjëherë dhe telefonoi urgjencën.

Mbetet për t’u sqaruar nëse goditja erdhi mbi vijat e bardha.

Në vendngjarje nuk pati dëshmitarë dhe policia bashkiake do të marrë pamjet e kamerave të sigurisë, disa prej të cilave të drejtuara pikërisht nga vendi i aksidentit.

Një banor vendas vuri në dukje rrezikshmërinë e rrugës Toscana, ku ndodhi goditja fatale.