Flamurtari humb miqësoren e parë në Turqi

Flamurtari vijon përgatitoren dimërore në Antalia të Turqisë, ku po karikon bateritë për gjysmën e dytë të sezonit.

Në funksion të konsolidimit të filozofisë së lojës dhe integrimit të prurjeve të reja, skuadra vlonjate ka parashikuar edhe miqësore në tokën turke. Një të tillë e ka luajtur sot, ndaj turqve të BB Erzurumspor, të cilën kuqezinjtë kanë humbur 1-0.