Ja sa Shqiptarë nuk u lejuan të kalojnë kufirin në Kapshticë, në 6 muaj

 

Rreth 4 mijë shtetas shqiptarë nuk janë lejuar përgjatë 6 muajve të fundit të udhëtojnë drejt vendeve Shengen përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Burime pranë policisë kufitare bëjnë me dije se kthimi i tyre në pikën doganore është bërë për shkak se nuk kanë përmbushur pikat kyçe të Shengenit.

Moslejimi i udhëtimit për 4000 shtetas shqiptarë ka të bëjë kryesisht me mungesën e dokumentacionit dhe vjen pas një plani masash të ndërmarrë nga policia kufitare për të ulur sa më shumë numrin e kërkesave për azil politik.