FOTO/ Zjarr në stacionin hekurudhor të Nottingham-it, kaos në qarkullim

Një zjarr i madh ka bërë që të mbyllet stacioni hekurudhor i Nottinghamit, duke shkaktuar probleme të mëdha, njofton BBC, citon Syri.net. 10 ekipe zjarrfikësisht u angazhuar për zjarrin që shpërtheu rreth orës 6:30 GMT.

Flakët u panë në çatinë e stacionit dhe tymi mbushi hyrjen, duke nxitur evakuimin e ndërtesës.

Të gjitha shërbimet e trenave janë pezulluar dhe një numër rrugësh janë mbyllur.

Komandanti Bryn Coleman i ekipit të shpëtimit dhe zjarreve të Nottingahm-it tha se ekipet u përballën me kushte të vështira kur arritën në vend për të shuar zjarrin që ishte përhapur.

Ai tha se ekipet ishin ende brenda dhe po përpiqeshin ta përmbanin zjarrin ndërmjet pjesë së re të stacionit dhe ndërtesës kryesore, duke e përshkruar operacionin si të gjatë dhe të vështirë. Dyshohet se zjarri ka filluar në një tualet.

Në stacionin hekurudhot të Nottingahmit arrijnë çdo ditë rreh 4600 pasagjerë nga ora 7:00 deri në 10:00 sipas Deparlamentit të Transportit. Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur./BBC/SYRI.NET