Berlusconi: Femrat janë të ‘kënaqura’ kur meshkujt tentojnë t’i joshin

Ish-kryeministri italian dhe manjati i medias Silvio Berlusconi, ka përshëndetur nismën e qindrave grave në Francë, duke përfshirë edhe aktoren e famshme Catherine Denevue, të cilat me çdo kusht po kundërshtojnë kufizimin e lirive seksuale dhe puritanizmit.

“Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura kur një mashkull tenton t’ joshë ato. Personalisht nuk kam shumë përvojë në këtë aspekt, për faktin se femrat gjithmonë kanë tentuar të më joshin mua”, ka deklaruar Berlusconi gjatë një interviste në televizionin italian Rai Uno.

Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që joshja të jetë në kufijtë e normales.

“Catherine Denevue, ka thënë disa fjalë të bekuara”, ka shtuar Berlusconi i cili në vitin 2011 kishte dhënë dorëheqje për shkak të skandalin të njohur si “ahengjet bunga bunga” në të cilat kanë marrë pjesë vajza të reja.