Votimet në Itali, SHBA paralajmëron për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje

mars 2018, por nga SHBA vjen alarmi për një ndërhyrje të mundshme të Rusisë në këto zgjedhje e në rezultatin e tyre.

Është kreu i grupit demokratik të Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Kongresit Amerikan senatori Benjamin L. Cardin, i cili gjatë orëve të fundit ka prezantuar një dokument prej 206 faqesh me titullin "Sulmi asimetrik i Putin ndaj demokracië në Rusi e në Europë; implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA."

"Italia mund të jetë objektivi i ardhshëm i Kremlinit në zgjedhjet elektorale më këtë vende, thuhet në Raporin amerikan, duke synuar promovimin e partive që janë kundër rinovimit të snaksioneve të BE ndaj Rusisë e që kanë përdorur gjerësisht në fushatat e tyre mediatike fake neës e teoritë konspirative, shumica e të cilave të marra nga mediat shtetërore ruse."

Këto forca politike janë "Lëvizja 5 yje" e cila kërkon dhënien fund të sanksioneve ndaj Rusisë, normalizimin e raportit me regjimin e Bashar al-Assad, njohjen e aneksimit të Krimesë si dhe kërkon daljen e Italisë nga NATO dhe një referendum të italianëve mbi qëndrimin e Italisë në Eurozonë."

"Gjithashtu, lexohet në Raportin Amerkian, Kremlini ka punuar për të vendosur lidhje formale e ndikuese me partitë ekstremiste italiane, si p.sh mes partisë "Rusia e bashkuar" dhe forcës politike italiane "Lidhja e Veriut" e përkufizuar si një parti radikale e populiste. Madje disa vëzhgues dyshojnë se Lidhja e Veriut ka marrë fonde nga shërbimet sekrete të Kremlinit.", shkruan Ora News

Sipas Raportit të kongresmenëvë amerikanë "shoqëritë energjitike të shtetit rus, ushtrojnë ndikim dhe përmes shoqërive energjitike italiane siç është ENI, e cila aktualisht është partner e Gazpromit, në projektin e gazjellësit "Nord Stream 2".

"Italia përfundon raporti, mund të jetë objektiv i mundësive të Kremlinit e se dizinformimi vjen dhe nga burime të brendshme italiane. Qeveria amerikane duhet të ndihmojë Italinë e të garantojë një proces demokratik kundër ndërhyrjes së huaj. Italia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe një anëtar kryesor i BE i cili gjatë 2018 do të votojë të mbaj apo jo sanksionet kundër Rusisë si dhe për aktivitetin e saj në Ukrainë."

 Por ndaj raportit amerikan ka reaguar Putin gjatë një takimi me krerët e mediave dhe agjensive kryesore ruse.

"Është provokim. Janë akuza pa bazë e të pavërteta, është shprehur Putin. Me Italinë kemi marrëdhënie mjaft të mira. Dëgjohem shpesh si me Silvio Berlusconin ashtu dhe me Romano Prodin. Si në Itali dhe në Rusi ekziston një konsesus i përgjithshëm për zhvilimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel shtetëror. Kush hipotezon një ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet politike italiane po tenton një provokim me qëllim thyerjen e konsesusit mbi mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve shtetërore mes Italisë dhe Rusisë."