FOTO/ Sokol Balla nis punën e re, ja çfarë ka bërë ditën e parë

Sokol Balla ka nisur tashmë zyrtarisht punën e tij të re si Drejtor Ekzekutiv në Vizion Plus, ku do të ketë edhe emisionin e tij politik.

Ka qenë vetë gazetari i njohur që ditën e tij të parë të punës së re ta ndajë me miqtë në Twitter ku ka postuar një fotografi nga orët e vona.

Madje Balla duket të ketë qenë edhe supersticioz për një nisje sa më të mbarë të kësaj sfide aq sa ka evidentuar orën dhe datën e ditës së tij të parë të punës.

Po ashtu mësohet se ish-drejtuesi i ‘Top Story’ do të shfaqet në ekran dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, në orën 21:00 të mbrëmjes. Emisioni që do të drejtojë do të jetë i natyrës politike, me të ftuar dhe debate në studio.

Emri i tij ende nuk është bërë i ditur, por flitet se do të jetë pak a shumë një strukturë e njejtë me ‘Top Story’.