Kim Jong Un e gllabëron djathin dhe verën

Dashuria e Kim Jong Un për verën dhe djathin ka bërë që dikatori koreanoverior të shtojë shumë peshë që kur mori pushtetin në vitin 2012, citon New York Post, Syri.net.

Kim i përlqen veçanërisht djathi zviceran dhe vera Bordo, madje mburret se ai ka pirë 10 shishe para një vakti, sipas ish-kuzhunierit të tij të sushive, Kenji Fujimoto.

Në vitin 2014, ai dërgoi zyrtarë shtetërorë të mësonin artin e prodhimit të djathit në një shkollë kulinarie në Francë, pasi nuk u këna fare nga përpjekjet e kuzhunierëve të tij që të prodhonin djathin Emmental, një djath zviceran. Kim u dashurua me djathërat e mirë kur ishte në shkollën me konvikt.

Varësia e Kim ndaj djathi bëri që njëhërë ai të largohej nga shfaqjet në publik.

“Koreanoveriorët mendojnë se të qënit i shëndoshë është gjë e mirë, ndryshe nga koreanojugorët që synojnë hollimin, tha për Mirror, Cho Myung Chul nga Instituti Korean për Politikat Ekonomike Ndërkombëtare./SYRI.NET