Vlorë, levë ne kokë 63-vjeçarit, arrestohet 37 vjeçari

Një 37 vjeçar në Vlorë është arrestuar për plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen ''Lef Sallata'', ndërsa i arrestuari është  shtetasi Elton Zotaj.

Policia thotë se "Zotaj ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M".

Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje”.