Shpërthen Ngjela: Ja kush e detyroi Ramën të shkarkojë Haki Çakon...

Spartak Ngjela ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama u detyrua nga ndërkombëtarët për të larguar Haki Çakon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Këtu kemi një problem politik që duhet analizuar. Xhafaj e kërkoi 10 ditë për ta shkarkuar. Rama ia ktheu. Fakti që ky vazhdoi kërkesën, kuptohet që ishte kërkesë e politikës së lartë ndërkombëtare.

Fakti që ky i tha një herë jo dhe u thye, do të thotë se Ramës i kanë bërë presion. Presionin nuk e ka bërë Xhafaj, por ata që kanë në dorë shkopin në dorë.

Fakti që nuk e lëshonte, do të thotë se është thyer. Atje ka një të komanduar.

Policia nuk drejtohet më nga kryeministri, drejtohet nga ai që ka komanduar ministrin e Brendshëm. Ministri i Brendshëm është më afër gjermanëve dhe amerikanëve dhe kjo për shqiptarët është në favor”, tha Ngjela në studion e Ora News.

Në vijim ai shtoi se policia po filtrohet nga personat që ishin të implikuar me narkotikun. “Është e gjitha në dispozicion të ndërkombëtarëve”, tha ai.