Erëza që lufton obezitetin

Piperonal, një përbërës që gjendet te kjo erëz është zbuluar se mund të ulë “ndjeshëm” efektet e dëmshme të një diete të lartë në yndyrë gjatë testimeve të kryera te minjtë.

Në studimin indian, minjtë që e morën këtë erëz si suplement për 6 javë kishin peshë trupore më të ulët, më pak përqindje të masës dhjamore në trup, nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe kocka më të forta krahasuar me kafshët që u ushqyen vetëm me ushqime të yndyrshme dhe pa piper.

Në një studim tjetër, shkencëtarët britanik nga Kolegji Mbretëror i Londrës kanë zbuluar mutacione gjenetike të lidhura me obezitetin dhe sugjerojnë se obeziteti nuk lidhet gjithmonë me mbingopjen.

Ndërsa shkencëtarët indianë mendojnë se piperonali, përbërësi që gjendet te piperi i zi, mund të neutralizojë gjenet që lidhen me të qenit mbipeshë.

Të dyja ekipet shpresojnë që gjetjet e tyre të çojnë në zhvillimin e një trajtimi.