Zbulohet se kush klub do ta propozojë Finon në zgjedhjet për president të FSHF-së

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, është lakuar mediatikisht disa herë si kandidati i mundshëm për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përpara se vetë Fino të dilte publikisht të deklaronte kandidimin, ka qenë njëri prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së që ika bërë propozimin për emrin e tij.

Klubi i Lushnjes ka qenë nismëtar zyrtar i garës së Finos për postin e kreut të institucionit të futbollit në vend. Pas lushnjarëve, klubi tjetër që ka dalë në mbështetje të Finos është Flamurtari.