FOTO/ Icardi harron krizën e Interit, ‘harbohet’ me bukuroshen e tij superseksi në Maldive

Interi po kalon një moment krize dhe rrezikon të dështojë sezoni, por për këtë nuk duket se i bëhet shumë vonë sulmuesit argjentinas të zikaltërve, Mauro Icardit.

Ky i fundit po shijon disa ditë pushimi në Maldive bashkë me të dashurën e tij, Uanda Nara.

Çifti duket mjaft i lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit ku nuk mungojnë puthjet pasionante apo edhe fotot e nxehta nëpër rrjetet sociale.

Për Icardin ditët e fundit është përfolur një kalim i mundshëm te Real Madridi dhe ndoshta para kësaj aventure, sulmuesi ka vendosur që të rikuperojë disa energji pozitive para këtij transferimi.