Me pasaportë falso tenton të ikë në Greqi, kapet në doganë djali nga Tirana

Një i ri nga Tirana, Edmond I. 32 vjeç, është arrestuar dje në doganën e Kapshticës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar. 

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Edmond I, 32 vjeç, banues në Tiranë, - njoftoi Ministria e Brendshme. - Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.01.2018, në dalje të Republikës së Shqipërisë,  ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdorur një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme."