FOTO/ Bashkim Fino zyrtarisht përballë Dukës, ja gruaja që e zëvendëson në parlament

Nëse sot në mbrëmje deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bashkim Fino, ashtu siç është paralajmëruar, do të kandidojë zyrtarisht kundër Armando Dukës për postin e drejtuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas kësaj do ti duhet të dorëzojë edhe mandatin.

Nëse gjithçka shkon sipas sinjaleve të deritanishme, vendin e Finos në parlament do ta zërë një grua.

 Sipas listës së KQZ-së që ka dorëzuar Partia Socialiste për qarkun e Fierit, mandatin e Bashkim Finos do ta marrë kryetarja e PS-së në qarkun e Fierit, Gentiana Cakrani, e cila është dhe kandidatja numër 11 në këtë zonë.