Disa klube propozojnë Finon, deputeti pranon kandidaturën për president në FSHF

Fillojnë propozimet e para nga disa klube që Bashkim Fino të kandidojë në zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Burimet të Report Tv konfirmojnë se Fino ka pranuar propozimin dhe pritet që ditën e sotme të prezantojë edhe platformën me idetë se çfarë synon në 4 vite në drejtimin e FSHF nëse do të fitojë besimin e shumicës së anëtarëve.

Kujtojmë që zgjedhjet për President në FSHF do të zhvillohet më 7 shkurt.