Presidenti Meta: çmimi për Kadarenë një ogur i mbarë për Shqipërinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar çmimin ndërkombëtar që ju dha pak ditë më parë shkrimtarit Ismail Kadare.
Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vlerësimi i shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar ‘Nonino 2018’, një çmim për figura të mëdha të kulturës me peshë botërore, shkruen kreu i shtetit në faqen e tij në facebook.
Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane dhe kontribut i çmuar për arritjen e qëllimit të saj madhor: Integrimin në Bashkimin Evropian, shkruan Meta.