Shorti i KPK, ja kush janë prokurorët që do kalojnë Vettingun. Lista me emra

Përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nisin hedhjen e shortit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme për efekt të vettingut.

Komisionerët do të përzgjedhin nga 5 dosje për secilin nga përfaqësuesit e akuzës.

Shorti që do të hidhet për të 11 prokurorët mësohet se po ndiqet nga kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo.

Po ashtu mësohet se në fund të muajit pritet të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që tashmë kanë hyrë në procesin e verifikimit prej muajit dhjetor.

Emrat e prokurorëve në short

Artur Selmani,

Kosta Beluri,

Arqile Koça,

Adnand Xholi,

Thoma Jano,

Arben Kraja,

Anila Leka,

Sokol Stojani