Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama shkruan në faqen e tij në Facebook se Institucionet e luftës kundër krimit janë në kaos dhe në pasiguri, ndërsa krimi po rritet.

Përmes një statusi në Facebook, Luan Rama thotë se Prokuroria e Republikës është pa Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa SHISH dhe Policia e Shtetit janë pa drejtor të përgjithshëm.

Ja çfarë shkruan Luan Rama në Facebook:

Paradoks: kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një:

Prokuroria e Republikës pa Prokuror të Përgjithshëm;

Shërbimi Informativ i Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm;

Policia e Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm!

Institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e

nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!

CIA jep alarmin: Shqipëria rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin, është rritur e zgjeruar prodhimi i kanabisit, ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo aktivitete të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët!