Largohet nga Partizani, sot nënshkruan me Skënderbeun

Një lëvizje befasuese e Skënderbeut në merkaton e dimrit. Klubi korçar mbetet mjaft aktiv, por këtë radhë ka bërë një afrim, që ndoshta askush nuk e mendonte.

“Vipsport” mëson se ish-lojtari i Partizanit, Emiljano Vila, do të bashkohet sot me ekipin korçar në Turqi. Ka një marrëveshje mes palëve, por ende nuk dihen detajet e saj. Skënderbeu merr kështu një tjetër lojtar me shumë përvojë në kampionatin tonë. Zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.

Futbollisti durrsak aktivizohet në mesfushë dhe në sulm. Trajneri Ilir Daja do të vendosë me kalimin e kohës për pozicionin e tij, por Vila duhet të luftojë fort për një vend titullari, pasi konkurrenca te korçarët është shumë e madhe. Vipsport.al