Ora me vlerë 13 mijë euro e këngëtares Adelina Tahiri

Këngëtarja Adelina Tahiri gjatë dhjetorit të vitit 2017 u shndërrua në një nga personazhet më të përfolura.

Kjo pasi këngëtarja zyrtarizoi martesën e saj me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov.

Sido që të jetë, ajo vendosi të qëndrojë e qetë, duke mos komentuar fare rreth kësaj çështje në media.

Adelina është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në të shumtën e rasteve, ajo ekspozon para fansave jetën e saj luksoze që bën, ndërsa ka pohuar shpesh sa harxhon shumë në blerje.

Ora në fjalë është e markës “Big Bang steel diamonds”, dhe çmimi i saj arrin deri në 13 mijë e 150 euro.