Marku ngre grup për të ndëshkuar prokurorët

Pas lëvizjeve të disa drejtuesve të prokurorive, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër vendim për organin e akuzës në vend. Marku ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për procedimet disiplinore të prokurorëve.

Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre. Grupi i punës po bën gati draftin dhe do fillojë inspektimin nga Prokuroria e përgjithshme dhe më gjerë.

Grupi i punës do të bëjë verifikimet e shkeljeve në punën e prokurorëve, duke inspektuar kështu punën në të gjitha prokuroritë e rretheve per te arritur ne konkluzionet nese ka shkelje ose jo. Nuk dihet qartë se do të funksinojë ky grup dhe se çfarë varësie relatuese do të ketë.