Maqedoni – Greqi, Nikolla Dimitrov do takojë Nikos Kotzias

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbrëmë në TV24 tha se takimi mes Dimitrovit dhe Kotzias do të mbahet në Greqi.

Në mediumet greke spekulohet se takimi do të mbahet në Selanik, por për momentin nuk ka informacione zyrtare nga asnjëra ministri.

Biseda do të fokusohet në çështjen e interesit dypalësh, si dhe për masat e mëtejshme për forcimin e besimit.