Paloka: Efekti i parë i protestës së 27 janarit

Qeveria nëpërmjet Autoritetit të Konkurrencës kërkon anullimin e vendimit të Velisë për rritjen e çmimit të ujit. Vetëm frika se faturat e reja me ëmimin skandaloz të ujit, që do t'iu shkojnë në shtëpi qytetarëve, do të rrisin revoltën dhe rradhët e protestës së 27 janarit, e detyruan Ramën që nëpërmjet një prej agjencive të tij, t'i kërkojë kopjes së tij në bashki, anullimin e vendimit për rritjen e çmimit të ujit.

Vendimi për rritjen skandaloze të çmimit te ujit në Tiranë u mor nga Veliaj duke blerë vota në Këshillin Bashkiak në korrik të 2017, pra menjëherë pasi Rama ishte konfirmuar kryeministër po ashtu, me vota të blera e të vjedhura. Rritja e çmimit të ujit ishte dhurata e parë që Rama dhe kopja e tij Veliaj iu bënë qytetarëve pasi iu kishin marrë përdhunshëm votën në zgjedhjet parlamentare.

Ishte absolutisht një vendim i Ramës dhe Velinës së tij, vendim që nuk e sprapsi dot as kundërshtia e opozitës dhe as reagimet (e dobëta në fakt) të mediave dhe qytetarëve.

Konfirmim i kësaj të vërtetë është fakti që Enti Rregullator i Ujit, që është po ashtu, tërësisht në duar të Rames, e miratoi vendimin skandaloz të Velisë. Jo vetëm kaq, po Velina gjeti rast të bëjë dhe cinikun duke hedhur në gjyq një prej këshilltarëve demokratë të bashkisë pse denoncoi si skandaloz dhe korruptiv një vendim të tillë.

Tani papritur, një tjetër agjenci, tërësisht e kontrolluar edhe kjo nga Rama, jep rekomandim që vendimi për rritjen e çmimit të ujit të anullohet.
Çfarë ka ndodhur ndërkohë që Rama “ndryshoi”? A mos u bë më i ndjeshëm papritur për interesat e qytetarëve...?!!!
Absolutisht, vetëm një është arsyeja:frika e protestës dhe rritja e revoltës qytetare, 27 janari!"