SHBA godet laboratorët e drogës/ Talebanët në kërkim të burimeve alternative për...

Fushata e paprecedentë e administratës së Presidentit Donald Trump kundër burimit kryesor të financimit të talebanëve, opiumit dhe heroinës, i ka detyruar për të kërkuar mënyra të reja për të gjetur burimet financiare të operacioneve terroriste në Afganistanin jugor.

Zyrtarët talebanë thonë se kanë themeluar një ‘pikë doganore’  të re në lagjen Delaram të provincës jugore Nimruz në pjesën jugperëndimore të Afganistanit.

Përpjekja për mbledhjen e të ardhurave vjen pas sulmeve të përbashkëta afgane dhe koalicionit kundër laboratorëve përpunues të lëndëve narkotike të talebanëve në provincën Helmand nëntorin e kaluar.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se sulme të tilla do të vazhdojnë.

Një deklaratë e talebanëve thotë se do të fillojë mbledhjen e një takse kalimtare në jugun e Nimruzit dhe provincat jugperëndimore të Farah më 13 janar.

Talebanët kanë përdorur mënyra të ndryshme të paligjshme për të fituar para, përfshirë rrëmbimin, zhvatjen, si dhe kontrabandën e drograve, mineraleve dhe gurëve të çmuar.

Talibanët thuhet se përdorin fondet për të blerë armë dhe për të intensifikuar sulmet kundër forcave të mbrojtjes dhe sigurisë afgane të mbështetur nga SHBA.

"Ata taksojnë mallrat komerciale tranzitore dhe financojnë kryengritjen e tyre në krahinat jugore të Helmandit dhe Farahut nëpërmjet këtyre parave", tha Gul Bahar Mujahid, shefi i policisë së provincës Farah për Zërin e Amerikës.

"Talebanët në mënyrë të përsëritur kanë kryer  grabitje në rrugët e Delaram dhe Khashrëod dhe ne po përdorim forcën ushtarake për të parandaluar veprimet e tyre ", shtoi Khëaja Jelani Ebu Bekr, shefi i policisë së Nimruz.

Në përgjigje ndaj presionit si rezultat i operacioneve kundër opiumit, sulme që mbështeten nga SHBA, grupi terrorist thuhet se ka ngritur pikat e kontrollit përgjatë autostradave kryesore në Afganistanin jugor.

"Ekziston një postbllok i talebanëve pas çdo kontrolli afgan të sigurisë, ju mund të shihni flamurin e tyre me ngjyrë të bardhë të ngritur mbi postblloqet. ... Ata taksojnë makina dhe kamionë sipas madhësive të automjetit ", tha një udhëtar vendas i identifikuar vetëm si" Ahmedi ", raporton Zëri i Amerikës.

Sipas ushtrisë së SHBA, talebanët gjenerojnë rreth 60 përqind të fondeve nga tregtia e paligjshme të opiumit dhe heroinës.

Kombet e Bashkuara kanë përcaktuar që Helmand është provinca më e madhe e prodhimit të lulekuqeve në Afganistan, furnizuesi më i madh në botë i opiumit.

Presidenti i SHBA Trump ka autorizuar ushtrinë amerikane për të sulmuar laboratorët e opiumit dhe të heroinës së talebanëve nga ajri.

Deri më tani, ushtria amerikane ka shkatërruar disa laboratorë që përdoreshin për të përpunuar opiumin dhe derivatin e saj, heroinën.

Gjenerali amerikan John Nicholson tha se grupet talebane po luftojnë për të mbrojtur fitimet e tyre, madje kanë humbur çdo ideologji që dikur kishin.

"Ata luftojnë për të ruajtur dhe zgjeruar burimet e tyre të të ardhurave. Kjo përfshin trafikimin e narkotikëve, minierat e paligjshme, taksimin e njerëzve në Afganistan, rrëmbimin dhe vrasjen ", shtoi ai, duke u zotuar të vazhdojë bombardimin e laboratorëve të opiumit.

Përgatiti: SYRI.net