VIDEO/ Ndalimi i flamujve të PD në fushatë, Basha në SYRI.net: Po të kisha informacion do ...

Kreu demokrat Lulzim Basha tha në emisionin Fakt në Syri.net se ndan bindjen se me të gjithë, përfshi edhe Astrit Patozin apo cilindo tjetër, ka më shumë gjëra që i bashkon sesa i ndan.

Basha folin për një proces analizash në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa foli edhe për reflektim ndaj çdo situate të krijuar.

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse ka pasur një takim tjetër veç atij në festën e 25 vjetorit të ‘RD’ mes tij dhe Astrit Patozit, Basha tha se jemi në një proçes reflektimi.

“Unë nuk kam larguar asnjë nga Partia Demokratike. PD ka dhjetra mijëra anëtarë aktivë dhe mbështetës, kanë sakrifikuar shumë më shumë sesa unë, shumë e më shumë sesa kolegët e mi, qofshin deputetë apo ish-ministra. Unë nuk kam përjashtuar as damkosur asnjë njeri. Unë kam marrë një vendim në rrethana të caktuara. Sot jemi në një situatë që kërkohet bashkimi i gjithkujt që ve interesat e Shqipërisë mbi interesat personale”, tha Basha.

I pyetur në lidhje me moslejimin e përdorimit të simboleve të PD në fushatën e 25 qershorit, Basha tha se nuk ka asnjë të vërtetë, pasi nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

Por kreut të PD-së iu përmend rasti i Shkodrës ku nuk u lejuan flamujt, ndërsa ai shtoi nëse do të kisha qoftë edhe një informacion mbi këtë që thoni, atëherë do të kisha reaguar dhe do të kisha marrë masa”, tha Basha.

Ai i ka mëshuar disa herë idesë se më shumë gjëra i bashkon sesa i ndan me ata që nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Kushdo që mendon se interesi i Shqipërisë është mbi atë personal ka rrugën e hapur për bashkëpunim me mua”, tha Basha, duke e cilësuar këtë si mesazhin e tij ndaj kujdo .

Sipas tij, interesi jetik i Ramës është që të spostojë debatin e opozitës ndaj qeverisjes dhe krimit, me një debat të brendshëm të PD-së.

“Po e përsëris se bashkëpunimi është i hapur me cilindo që interesin personal nuk e vendos mbi atë Shqipërisë. Dhe ky është vullneti i pothuajse të gjithë demokratëve”, tha Basha.