Barcelona bleu Coutinhon nga Liverpool, Reali kundërpërgjigjet me Salah

Real Madridi është në momentin më të keq të këtij sezoni dhe i duhet të ndryshojë nëse dëshiron të konkurrojë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Barcelona kryeson kampionatin me 16 pikë më shumë sesa Real Madridi dhe për më keq ka përforcuar edhe më shumë skuadrën, duke transferuar Philippe Coutinhon për 160 milionë euro.

Atmosfera në skuadrën madrilene nuk është e mirë dhe vetëm ndonjë transferim i madh do të ndryshonte ritmin dhe gjendjen në skuadër.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali po përgatit një ofertë të majme për Mohamed Salah, si kundërpërgjigje për Barcelonën.

Salah nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por Reali më shumë e dëshiron për La Liga dhe ngritje të moralit të skuadrës.

Egjiptiani këtë sezon në 22 ndeshje në Premierligë ka shënuar 17 gola për Liverpoolin.