VIDEO/ Basha në ‘FAKT’: Ja pse opozita do të dalë në protesta

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net. Përballë gazetarit Çim Peka, Basha tregoi edhe arsyet se pse opozita do të dalë në protesta.

‘Opozita është në detyrën e vetë dhe ajo përdor të gjithë arsenalin e opsioneve opozitare, një prej të cilëve është edhe protesta. Janë qytetarët që protestojnë, protesta nuk është monopol i partive politike.

Opozita ka parashtruar nevojën e një ndryshimi radikal për vendin. Ka një sërë opsionesh opozitare që kulmojnë me zgjedhjet. Gjithë aktiviteti opozitar ka një qëllim: të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka rrugë të tjera veç emigrimit, veç vetëvrasjeve, është rruga që do të bashkojë shqiptarët’, është shprehur Basha në SYRI.net.