Antikorrupsioni, Presidenti i ANAC në Itali vjen në Tiranë, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit në Itali, Raffaele Cantone, do të udhëtojë në Shqipëri në datat 10 dhe 11 janar, njoftojnë mediat italiane, përcjell Syri.net.

Në Tiranë, Cantone ka në program një seri takimesh me përfaqësues të politikës shqiptare:  bisedimet e para me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj që do të pasohet nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Vizita është pjesë e një bashkëpunimit intensiv midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin gjyqësor, një fushë kyçe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Misioni i Presidentit të Anac, Cantone, zhvillohet me rastin e seminarit të dytë dhe të fundit që pason seminarin e Triestes për luftën kundër korrupsionit në kuadër të procesit të Berlinit.

Tema qëndrore e seminarit për ditët në Tiranë do të jenë temat e fundit të seminarit të Triestes, mbajtur në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor më 12 korrik mbi prokurimin publik dhe transparencën./SYRI.NET