FOTO/ Kaliforni, ekipet kërkojnë të mbijetuar nga rrëshkitja e dheut, zona si fushëbeteje e Luftës I Botërore

Ekipet e shpëtimit në Kaliforninë Jugore janë duke kërkuar për të mbijetuar pas rrëshkitjeve të dheut dhe përmbytjes në të cilën së paku 13 persona kanë gjetur vdekjen, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Më shumë se 48 km nga rruga kryesore janë mbyllur dhe policia tha se skena duket si një fushëbeteje e Luftës së Parë Boëtrore.

Një grup prej 300 personash thuhet se janë bllokuar në Romery Canyon në lindje të Santa Barbara dhe kërkimi pritet të rinisë. Numri i të vdekurve pritet të rritet.

Më shumë se 50 vetë janë shpëtuar tashmë, por shumë vende ende nuk janë arritur nga ekipet e shpëtimit. Disa rugë janë mbyllur, përfshirë dhe autostradën kryesore 101. Rreth 163 persona janë dërguar në spital.

Shiu i parë në këta muaj shkaktoi rrëshkitje toke kur ai goditi terrenin e djegur nga zjarret e shumë të dhjetorit. Pas një zjarri, bimësia e djegur dhe toka e tharë krijojnë një shtresë që bllokon thithjen e ujit. Sëbashku me humbjen e bimësisë, kjo situatë krijon një rrezik për rreshkitje dhe përmbytje,

Agjensia Federale e Menaxhimit të Emergjencave tha se rreziku i përmbytjeve është dukshëm i lartë deri në 5 vjet pas nëj zjarri./SYRI.NET