Elbasan, përplasen prokurorët, Gina: 'Vendimi i Markut i paligjshëm'. Nezha shkon në zyrën komshi

Dy prokurorë në zyrën e shefit të Prokurorisë së Elbasanit. Janë paraqitur në punë sot edhe Dritan Gina, i cili ka refuzuar urdhrin e Kryeprokurores së Përkohëshme Arta Marku për t'u larguar nga detyra, por edhe Ardian Nezha, i cili është emëruar po dje nga Arta Marku për të drejtuar Prokurorinë e Elbasanit. T dy prokurorët jane takuar në zyrë për të mundësuar ndoshta një zgjidhje të ketij ngërçi ligjor, Por Gina nuk i ka dhënë çelësat e zyrës, Nezhës.

Një ditë më parë prokurori Gina e deklaroi si të paligjshëm, urdhrin e Arta Markut duke shtuar se nuk do ta pranonte të largohej nga detyra. Ai siç duket ka vendosur të mos lëshojë zyrën, duke e cilësuar antiligjor dhe sulm politik vendimin e Arta Markut. Gina ka berë kallëzim kundër Arta Markut pasi sipas tij ajo nuk ka kompetencë për largimin e tij nga detyra.

Ndërkohe po një ditë më parë është emëruar nga Prokuroja e Përgjithëshme për të drejtuar Prokurorinë e Elbasanit, prokurori Ardian Nezha, i cili sipas burimeve mediatike nuk ka hyrë në zyren e shefit të Prokurorisë por po qëndron në një zyrë tjeter të ketij institucioni.