Tetë të vdekur nga stuhia në Kaliforni

Të paktën tetë qytetarë kanë humbur jetën, si pasojë e stuhisë që ka përfshi një pjesë të Kalifornisë.

Mediat amerikane kanë paraqitur pamjet e para t gjendjes sw shkaktuar nga stuhia, e cila ka shkaktuar vërshime dhe shembje të dheut e gurëve.

Viktimat kanë humbur jetën, kur shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga rrëshqitja e dheut.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të shpëtuar të mbijetuarit, por puna e tyre është vështirësuar, pasi rrugët janë bllokuar nga ujërat, shembja e dheut dhe e gurëve.

Transporti i të mbijetuarve është duke u kryer kryesisht përmes helikopterëve, të cilët janë mundësia e vetme për të arrit sa më shpejt tek qytetarët që gjenden në zonë e prekur nga fatkeqësia natyrore.  

Demet më të mëdha janë shkaktuar në Montecito, ku shembja e dheut ka shkatërruar tërësisht shumë shtëpi.