Shifra/ Ja sa seli diplomatike ka SHBA në të gjithë Botën...

"A e dini se Departamenti i Shtetit ka 275 seli diplomatike të cilat zotërojnë ose kanë me qira 3,500 ndërtesa në 180 vende? Disa nga këto ndërtesa kanë histori të hershme dhe shumë interesante", shkruan në rrjetet sociale  Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ambasada fton lexuesit të klikojnë në këtë link për disa nga ndërtesat më të bukura të misioneve diplomatike të Shteteve të Bashkuara nëpër botë, përfshirë edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, një nga legatat e para amerikane të ndërtuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (1929), grupi i arkitektëve të së cilës përfshinte edhe Nathan Ëyeth, i cili ndërtoi edhe të parën Zyrë Ovale në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin Ëilliam Hoëard.

"Gjatë Luftës së Ftohtë, prona iu mor me qira ambasadorit italian", shkruan ambasada amerikane.