Dy Koretë dakordësohen: Dialog dhe negociata për...

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakort për rinisjen e dialogut midis zyrtarëve ushtarakë, në përpjekje për të ulur tensionet.

Marrëveshja u arrit sot gjatë bisedimeve për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimipike që do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut.

Kanë qenë këto bisedimet e para në dy vjet midis përfaqësuesve të të dyja vendeve.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, të mbajtur në një fshat në zonën e demilitarizuar që ndan Gadishullin Korean, delegatët e të dy delegacioneve thanë se kanë rënë dakort për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes “dialogut dhe negociatave”.

Në deklaratë po ashtu u tha se Lojërat Olimpike do të ndiqen nga një delegacion i Koresë së Veriut, i cili do të përfshijë zyrtarë qeveritarë, atletë, gazetarë e të tjerë.