Hysaj e Strakosha bashkë, kjo foto po ‘çmend’ klubet e Serie A

Në një foto të postuar në Instagram, vetë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, tregon se mbrëmjen e djeshme ka qenë nën shoqërinë e një tjetër lojtari të përfaqësueses.

Hysaj ka postuar një foto teksa qëndron bashkë me Tomas Strakoshën, portierin e Lazios.

Të dy po shijojnë disa ditë të lira, dhe kanë shfrytëzuar këtë kohë për të qëndruar bashkë.

Kjo foto po çmend klubet e Serie A, ku të gjithë pa përjashtim do të donin t’i kishin dy yjet kuqezi në organikën e tyre.