Gazetari shpërthen ndaj prokurorëve/ Flisni për dosjet e nxehta, jo për karrigen që po ...

Gazetari Artan Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar lëvizjet më të fundit në organin e akuzës, ku gjatë ditës së sotme janë ndryshuar drejtuesit e prokurorisë në disa rrtehe.

Referuar kundërshtimit të urdhërit të Kryeprokurores Arta marku, Hoxha  shkruan se prokurorët kanë nisur të flasin dhe ngrenë zërin, ndërsa u kujton atyre që duhet të reagojnë jo vetëm kur ju preken interesat apo karrigia e pushtetit, por edhe për dosjet “e nxehta”.

Komenti  i Artan Hoxhës

Kisha dëgjuar që prokuroret flasin me vendim në emër të Republikës…

Kisha dëgjuar që prokurorët kur u intereson flasin me “burime”, pa u identifikuar me emër në media…

Kisha dëgjuar që prokurorët heshtin sepse nuk i lejon etika, edhe kur duhet të flasin…

Nuk i kisha dëgjuar prokurorët të flasin publikisht, nuk e dija çfarë dreq zëri kishin…

Por ia mbërritëm ditës,

prokurorët i lanë mënjanë vendimet,

vendosën ti thajnë “burimet”,

prokurorët më në fund po flasin,

po e dëgjojmë zërin e tyre edhe pse të dridhur…

Mirë bëni djema që flisni, duhet të kishit folur me kohë, pa u bërë kosi llallë madje.

Por pasha zotin flisni për dosjet e “nxehta” që keni hetuar(nëse ka patur të tilla, se nuk kemi parë gjë), ose flisni për dosjet e peshkaqenëve që nuk u kanë lënë të hetoni,

me mirë flisni tani sesa të mos flisni kurrë,

por mos u kujtoni të flisni vetëm për karrigen që po u lëviz poshtë menderes tuaj…