Benevento ndryshon mendje për Ledian Memushajn

Benevento mesa duket ka ndryshuar mendjen për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Paraqitja mjaft e mirë e futbollistit vlonjat në sfidën ndaj Sampdorias ka ndryshuar skenarin.

Drejtuesit e skuadrës italiane pritet të mblidhen brenda 48 orëve dhe të vendosin për të ardhmen e Memushajt, i cili me shumë gjasa do të qëndrojë, për të ndihmuar Beneventon në luftën për mbijetesë.

Kujtojmë që për 31-vjeçarin interesohet Bari i Migjen Bashës, i cili po kërkon me ngulm shërbimet e shqiptarit.