Vdes në moshën 20 vjeçare pornostarja e njohur /FOTO

Një yll i ri i pornografisë Olivia Nova është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Nova u shua në moshën 20-vjeçare.

Aktorja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Las Vegas të dielën, sipas njoftimeve. Shkaku i vdekjes nuk dihet në këtë fazë dhe familja e saj është njoftuar.

Aktorja ishte pjesë Kompanisë LA Direct Models, e cila e menaxhonte atë. Kjo kompani tha se ata ishin “shumë të tronditur nga vdekja e papritur”.

Në një deklaratë ata thanë: “Olivia ishte një vajzë e bukur me një personalitet shumë të ëmbël dhe të butë…Ishte shumë e re. Jemi më shumë të tronditur…Pushofsh në paqe, ëngjëll i ëmbël “.

Sipas Mirror, Nova nga Minesota, kishte filluarkarrierën si modele që në moshën 12-vjeçare, ndërsa ka filluar punën si aktore pornografie në filma për të rritur në vitin 2017-të. Por ajo kishte prekur famën shumë shpejt.

Ajo është aktorja e katërt, që luan në këtë filma me pullë të kuqe, që ka ndërruar jetë nga nëntori i 2017-tës.

Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes, mirëpo miqtë e saj në mediat sociale kanë bërë të ditur, se prej disa kohësh ajo po luftonte me depresionin.