FOTO/ Çifti shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi

Një aksident tragjik i mori jetën një çifti shqiptar në Greqi. Makina me të cilën udhëtonin u përplas me trafikndarësen metalike të shtunën në aksin rural Xorterou – Koimisis, në Seres të Greqisë.

Viktimat janë Jani Shkurti, 35 vjeç dhe Vasilika Alija 25 vjeçe nga fshati Dorez, Librazhd dhe prej vitesh jetonin në Greqi.

Në automjetin ka qenë dhe vajza e tyre 2-vjeç, e cila fatmirësisht ka shpëtuar.