VIDEO/ Rivaliteti vazhdon, Jolie injoron fjalimin e Aniston në mbrëmjen e VIP-ave

Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie mund të konsiderohen pa frike dy gratë më të rëndësishme në jetën e aktorit Brad Pitt.

Teksa Jolie ishte sebepi që martesa me Aniston dhe Pitt përfundoi, prej vitesh me radhe 2 aktoret e njohura nuk e kanë honepsur dot njëra-tjetrën.

Golden Globe ishte pikërisht eventi që bëri bashkë dy yjet e kinematografisë, dhe sigurisht të gjithë ishin kurioz për reagimet.

Dhe ashtu siç pritej, Jolie ndezi shkëndijat e para. Gjatë fjalimit të Anistron, jolie ka ulur sytë poshtë, dhe deri në përfundim as nuk e ka marrë mundimin të ngrejë kokën, duke i dhënë kështu një injorim të plotë yllit të serialit “Friends”.