E rëndë në Fushë Arrës, pas sherrit përplasin makinat qëllimisht

Pas një sherri të ndodhur në qendër të qytetit, i hipin makinave dhe organizohet një tentativë vrasje.

Kjo ka ndodhur në Fushë Arrëz këtë të martë, kur janë aksidentuar qëllimisht dy makina.

Sipas “News24”, shtetasi Vladimir Topjana i cili lëvizte me Fuoristradë ka përplasur qëllimisht një mjet tip Golf në të cilin udhëtonte shtetasi Artan Gega me babanë dhe xhaxhanë e tij.

Dyshohet se shoferët e dy makinave kanë pasur një konflikt të hershëm.