Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Një ushtar amerikan që shërbente si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë, ka vdekur të shtunën në Kampin Bondsteel.

Ngjarja është duke u hetuar, ka njoftuar Ushtria Amerikane.

Robert W. Jones, 21 vjeç, nga Vail, Arizona, ishte pjesë e Batalionit të 709 të Policisë Ushtarake të Brigadës së 18-të.

Sipas komunikatës për mediat, citohet komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, nënkoloneli Xhefri Searl, i cili thotë se ‘Jones ishte një ushtar shumë i shquar’.

Ai iu bashkua Ushtrisë Amerikane në gusht të vitit 2015 dhe ishte dekoruar me disa medalje, duke përfshirë edhe “Medaljen e NATO-s” në Kosovë.